Seanca e dytë dëgjimore për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi është caktuar të mbahet në datën 18 nëntor në orën 11:00.

Njoftimi ka dalë nga Dhomat e specializuara të Hagës.

Kjo është seanca e dytë që do të mbahet për ish-Presidentin Thaçi pasi e para u mbajt në 9 nëntor në orën 15:00. Në atë seancë Thaçi i mohoi të gjitha akuzat që u shfaqën nga Gjykata Speciale e Hagës.

Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rreth 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb