Ish-trajneri dhe futbollisti i Anderlecht, Besnik Hasi, ka komentuar për mediat belge transferimin e Kristal Abazajt nga Luftëtari te skuadra ikonë e Belgjikës.

Hasi ka ngritur pikëpyetje sa i takon talentit 22-vjeçar nga Tropoja por ka shtuar se klubi i Anderlecht nuk ka bërë një investim me rrezik pasi për Abazajn nuk janë paguar shuma të mëdha.

“Jam i lumtur që një tjetër shqiptar firmosi me Anderlehtin, por unë të vërtetë nuk e njoh Abazajn. Nuk ndjek kampionatin shqiptar shumë mirë dhe ai ishte grumbulluar vetëm një herë me Kombëtaren”, shpjegoi Hasi për mediat belge.

“Miqtë e mi më kanë treguar se Abazaj ka potencial. Ai është një lojtar i rrufeshëm në krah, po të kalosh të gjithë në Shqipëri, nuk do të thotë detyrimisht që mund ta bësh edhe në Belgjikë gjithashtu. Me sa kam dëgjuar, ai nuk është një lojtar që ka kushtuar shtrenjtë. Devroe (drejtori sportiv), nuk ka rrezikuar me të”, tha Hasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb