Një spektakël i vërtetë i papritur ka ndodhur përpara syve të dy sërfistëve, që po vozitnin, në brigjet e Maui.

Muri i ujit që është ngritur pak metra larg tyre, ka rrezikuar ti përfshijë edhe ato. Ka qenë pikërisht kërcimi i kësaj balene, që është fotografuar në momentin kur të pranishmit e Westin Ka’anapali Ocean Resort Villas, shihnin sportistët ne tavolinat e tyre te serfit.

Takimi shumë pranë me balenat tregon edhe një herë rrezikun, që mund të kalosh teksa i sheh aq pranë, ku rreth 10 mijë balena janë shfaqur në muajt e dimrit, gjatë çiftëzimit të tyre, pikërisht në ujërat e Hawaii.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: