Deputeti i Lefter Maliqi ka publikuar një fotografi, ku ironizon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai është Haxhi Qamili i Surrelit.

Maliqi shprehet se Ramën e pret fati i Noriegës, ndërsa shton se ai po lufton si mediokër e diktator Kushtetutën e Shqipërisë.

Sipas Maliqit, Edi Rama për tradhti ia kalon Esat Pashë Toptanit.

  • foto galeri

Postimi i Lefter Maliqit:

Haxhi Qamilin e Surrelit e pret fati i Gruevskit dhe normalisht fati i Norieges. Megjithëse per tradhëti kombëtare ja kalon dhe Esat Toptanit..

Haxhi Qamili kishte si inspirim te tijin Myftiun lokal i cili përkrahte politikat e Xhonturqve të cilët mendonin se ishin përparimtar në kohën e tyre. Ky Haxhi (Qamili) inicioi e luftoi në rebelimin turkofil, sulmoi mësuesit patriot shqiptarë të cilët përdornin alfabetin latin gjatë mësimit.

Ndërsa sot kemi Haxhiun e Surrelit i cili inicioi dhe po lufton si arkaik mediokër e diktator Kushtetutën e Shqipërisë për të cilën sot nga Gjermania i erdhi një kërkesë ultimative e cila po e merr po e fut në shinat e drejtësisë këtë megalloman, i cili tani në fundin e tij duhet lodhur për mos të bërë prapsira nga ato të cilat vetëm ai di të bëjë në kurriz e dëm të shqiptarve…

Haxhi Qamili i Surrelit nga frika po tensionin situaten dhe po i kërkon partnerëve të shmangin ndëshkimin… por e pret në rastin më të mirë fati i Gruevskit dhe normalisht fati i Norieges mgjse i ngjan per tradheti kombetare Esat Toptanit i cili u ndeshkua ne Paris atje ku Haxhiu i Surrelit ka dosjen si i akuzuar per vjedhje ikonash…

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb