Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka reaguar pasi gjatë të mërkurës u.d. presidentja e vendit, Vjosa Osmani shfuqizoi një dekret për djalin e tij, Flakronin.

Shala në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që a është shkelur ligji me këtë rast, sipas tij, këto duhet t’i sqarojë Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe Presidenca.

“Me krenari e mbroj sot djalin tim, jo që është i imi, por çdo të ri i cili ka arritur të kryejë fakultetin dhe magjistraturën në afate rekorde duke shfrytëzuar edhe bursën e atij shteti ku është shkolluar, unë ia heqi kapelën”.

“Mendoj që për këtë lajm është bërë kaq bujë, pasi është djali im. Ka qenë hakmarrje politike ndaj meje. Fatkeqësisht unë jam në politikë dhe mendjet e krisura në Kosovë, thonë që s’bon me qenë djali i një politikani në këtë pozitë”, është shprehur Shala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: