TIRANË- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto këtë të shtunë zhvilloi një inspektim të papritur në mjediset e pikës së kolaudimit të makinave në Prezë të Tiranës.

Ministri Haxhinasto tha se nga kompania “SGS” që ka konçesionarin e kolaudimit, kërkohet performancë më e mirë. Ministri theksoi se qytetarët duhen shërbyer më mirë, në pikat që ofrohet ky shërbim. Më tej ai i konsideroi si të papranueshme rradhët e gjata.

Haxhinasto i bëri thirrje kompanisë “SGS”, që të eliminojë fluksin e fundit të vitit. Ndërkohe Ministri përsëriti apelin ndaj kompanisë, se kontrolli i automjeteve duhet të jetë një shërbim që u ofrohet qytetarëve gjatë gjithë vitit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb