TIRANE- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim Kryetarin e Komunës Ulqin Fatmir Gjeka, deputetin Dritan Abazavic, dhe zotin Skënder Elezaga, përfaqësues të komunitetit shqiptar të zonës së Ulqinit.

Në këtë takim u diskutua projekti madhor i korridorit Adriatiko-Jonian, dhe rëndësia e kalimit të tij sa më pranë zonës së Ulqinit, për të ndihmuar në aktivitetin ekonomik të kësaj zone.

Ministri Haxhinasto vlerësoi bashkëpunimin midis dy qeverive për realizimin e korridorit Adriatiko Jonian. Për këtë projekt, të dyja vendet kanë ngritur një grup të përbashkët pune për të realizuar përcaktimin e gjurmës në territorin e dy vendeve.

U diskutua gjithashtu progresi për realizimin e rrugës së Podgoricë-Tamarë-Plavë e Guci, rrugë e cila u insektua para pak javësh nga Ministrat e infrastrukturës së të dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, theksi u vu tek rëndësia që kanë këto dy projekte rrugore për zhvillimin ekonomik të banorëve Shqiptar dhe Malazez të zonave të Ulqinit, Shkodrës dhe zonave të tjera në dy anët e kufirit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb