Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi sot Edmond Haxhinasto si koordinator të kësaj force politike për Programin Politik.

Duke folur në daljen e tij të parë publike, Haxhinasto tha se objektivi kryesor i PL-së është rikthimi i referendumeve, si e vetmja mënyrë që qytetarët të kthejnë besimin te politika.

“Referendumi ndikon drejtëpërdrejtë te cilësia e politikës. Në qoftë se qeveria nuk i shërben qytetarëve, referendumi është ai që duhet të thotë fjalën. Është detyrim kushtetues dhe si i tillë duhet realizuar. Shumë themelor është referendumi edhe për kthimin e qytetarëve në vend, kthimi i besimit të qytetarëve te politika”, tha Haxhinasto.

Sipas tij “çështja e shpopullimit të vendit është problem madhor. Referendumi është një mënyrë e sigurtë që qytetarët ta shohin veten si pjesë e politikëbërjes dhe në kontroll të politikës. Edhe në këtë aspekt referendumi do jetë rruga e duhur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb