TIRANË- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim Ministrin e Ekonomisë dhe Investimet të Maltës, Chris Cardona.

Haxhinasto vlerësoi mbështetjen që Malta jep për procesin e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe theksoi se hapësira e bashkëpunimit me Maltën, është shumë e gjerë në fushën e investimeve në përgjithësi dhe në atë të transportit dhe infrastrukturës në veçanti.

Plotësimi i bazës ligjore të bashkëpunimit mbetet një çështje për t’u realizuar dhe 2 ministrat shprehën gatishmërinë për të vazhduar më tej në këtë drejtim. Sektori i veçantë i bashkëpunimit u përcaktua industria detare, ku eksperienca e Maltës është një shembull për t’u ndjekur.

Haxhinasto informoi zotin Cardona, për mundësitë e fushat në të cilat mirëpriten investimet e biznesit maltez.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: