FRANCË- Hayat Boumeddiene, gruaja më e kërkuar sot për sot në Francë, raportohet të jetë në Siri. Sipas mediave të huaja, gruaja e rrëmbyesit të pengjeve në një supermarket në Francë, Amedi Coulibaly ka udhëtuar dje nga Madridi në Stamboll me një avion, e shoqëruar nga një burrë. Më pas nga Turqia ajo ka kaluar në Siri.

Në rrethana që mbeten për t’u zbardhur, 26-vjeçarja, partnere e Amady Coulibaly arriti të arratisej prej supermarketit ku mbeti i vrarë partneri i saj nga forcat speciale të policisë franceze që i dhanë fund situatës së pengmarrjes.

Ajo që vërtetohet janë lidhjet dhe njohjet e saj me gratë e atentatorëve të masakrës në gazetën satirike ‘Charlie Hebdo’. Qindra telefonata janë bërë mes Boumeddiene dhe Izzana Hamyd, gruaja e Cherif Kouachi, njërit nga atentatorët e vrarë, sipas të dhënave të tabulateve celulare që disponon policia. Pesëqind të tilla ishin bërë mes dy grave vitin që shkoi.

Gruaja algjero-franceze ka qënë krejt normale më herët, e veshur me bikini ajo shfaqet në krahët e bashkëshortit të ardhshëm para se të kthehej në bashkëpunëtore e vrasësve xhhadistë si dhe në gruan më të kërkuar në Francë.

Nga policia franceze ajo përshkruhet si “e armatosur dhe e rrezikshme, ndërkohë që hetuesit kanë marrë në pyetje bashkëshortet e dy vëllezërve Kouachi për të mësuar diçka më shumë, nëse bëhet fjalë për një rrjet terrorist.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb