ANGLI-Në pasarelë pesha nuk ka rëndësi. Prej kohësh ka filluar luftën e saj për mundësi të barabarta të modeleve oversize.

Tani Hayley Hasseloff, vajza e aktorit të “Baywatch” David, shoqërohet nga babai i saj, për të kërkuar të njëjtat mundësi për modelet e shëndosha si ajo.

Përpara parlamentit të Londrës babai dhe vajza kanë mbështetur peticionin e tyre.

Biondja, që ka masën 48, punon në botën e modës, por është edhe zëdhënëse e një lëvizjeje, që kërkon mundësi të barabarta për modelet me forma të kolme.

Në Londër me David, Hayley u kërkon firmave të mëdha të modës të mos zgjedhin vetëm modele të dobëta për pasarelat e tyre, por të garantojnë pjesëmarrjen edhe të vajzave të bëshme. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb