Eden Hazard ishte njeriu i ndeshjes të shtunën ku në “Wembley” Chelsea fitoi “FA Cup” kundër Manchester United. Belgu fillimisht fitoi dhe më pas realizoi saktë një penallti që i dha mundësinë të ngrinte për herë të parë në karrierë këtë trofe.

27-vjeçari e festoi këtë arritje me familjen e tij dhe më pas u shpreh se është momenti për t’u çlodhur që në fund të arrijë të sigurojë Belgjikës Botërorin.

“Ne do të shkojmë diku, ku mund të bëjmë cirk, por nuk e di se ku. Do të shohim, pas kësaj nisin përgatitjet për Kupën e Botës, – tha Hazard. – Më 15 korrik është finalja… Le të sigurohemi që të shkojmë atje, së pari (qesh). Sezoni nuk ishte i mirë, por e mbyllëm me një trofe. Ndihemi mirë, e meritojmë. Punuam shumë për këtë. Pas kësaj jam duke shkuar për të pushuar siç duhet, për t’u përgatitur pastaj për Kupën e Botës”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb