Eden Hazard është deri në këto çaste transferimi më i bujshëm i merkatos verore. “Fluturaku” anësor i Çelsit kaloi te Reali i Madridit me këta të fundit që derdhën në arkat e klubit londinez 147 milionë euro, ndërsa vetë belgu u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e “Los Blancos”.

E ndërsa të gjithë tifozët madrilenë ëndërronin që Hazard të merrte trashëgiminë e Ronaldos te Reali dhe të sfidonte Leo Mesin, ky i fundit i ka ftohur totalisht pritshmëritë e tyre.

“Është e pamundur të krahasohem me Mesin. Vërtet që kemi disa të përbashkëta pasi jemi të dy të shkurtër dhe të dy jemi të shpejtë, por ai shënon në çdo ndeshje ndërsa unë jo. Nuk mund të krahasohem me të pakrahasueshmen”, tha Hazard.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: