Lojtari i Real Madridit, Eden Hazard ka blerë një rezidencë në kryeqytetin Spanjoll për një shumë prej 11 milion eurosh. Shtëpia, e cila më parë ishte në pronësi të këngëtarit Alejandro Sanz, ndodhet në lagjen private të La Finca në periferi të Madridit.

Shtëpia e re e Hazard njihet si Shtëpia e Zezë dhe është vepër e arkitektit të njohur spanjoll Miguel Torres.Ajo përbëhet nga tre dhoma ndenje dhe gjashtë dhoma gjumi në një ndërtesë prej 1.631 metrash katrorë brenda një trualli prej 5,151 metrash katrorë, i cili do të ofrojë intimitet të madh për belgun dhe familja e tij. Ish ylli i Chelsea u transferua në Spanjë së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij Yannis, Leo dhe Samy.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb