Eden Hazard ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Premier Ligën angleze që kur u transferua aty nga Lille në vitin 2012, por duket se ka arritur një tjetër nivel që kur drejtimin e Chelsea-t e ka marrë Maurizio Sarri.

Fillimi i këtij sezoni ka qenë i jashtëzakonshëm për Hazard, me belgun që ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje kampionati dhe të shtunën do të përballet me Manchester United, ku drejton ish-trajneri i tij Jose Mourinho.

Emërimi i Sarri-t si trajner te Chelsea pritej që të favorizonte sulmuesit e Chelsea-t, pasi dihet ndryshimi i trajnerit të ri me paraardhësit e tij Conte e Mourinho, por me portugezin në stol Hazard ka zhvilluar dy sezonet e tij më të mirë te Chelsea. Gjithsesi, me Sarri-n Hazard është transformuar në një lojtar të aftë të pretendojë Topin e Artë.

Për të vërtetuar këtë, mjafton të shihet statistikat e yllit të Belgjikës, që tregojnë përmirësimin e tij në krahasim me epokën e Mourinho-s.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: