Aktivisti Altin Hazizaj, në një lidhje me Skype në Programin e Drekës në News 24 tha se mbyllja e TikTok nuk iu bën favor fëmijëve.
Hazizaj theksoi se Shqipëria fatkeqësisht investon shumë pak tek të rinjtë dhe tek të miturit.
“Nuk besoj se mbyllja e Tik Tok iu bën favor fëmijëve. Pasi fëmijët nëse nuk do rrinë në TikTok, do të shkojnë në rrjete të tjera sociale. Mbylljen e Tik Tok e kanë dashur prindërit, por jo fëmijët. Ne kemi probleme me kulturën në shkollë, ka probleme me bullizmin online, ka probleme në raportin fëmijë-shkollë.
Shqipëria investon shumë pak te të rinjtë dhe tek fëmijët e nëse nuk investon, problemi do të mbetet për kohë të gjatë. Prindërit, që kanë probleme në lidhje me edukimin e fëmijëve, e kanë më të lehtë që të thonë që të mbyllet TikTok”, u shpreh Hazizaj.
(Balkanweb)