Të tjera detaje shokuese dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbarë opinioni publik u trondit, ku një 38-vjeçar vrau dhe groposi një 8-vjeçar.

Krimi ndodhi para dy ditësh në Greçali të Fierit. Bababi i Mateos, në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të Evis Ahmetit tha se autori, Klodiasn Çalamani kishte pyetur disa herë nëse e kishin gjetur djalin, ndërkohë që i biri i tij dergjej i vdekur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit.

Babai tha se autori shfaqej i qetë, ndërsa pasi policia e kishte shoqëruar kishte pohuar se nuk kishte bërë gjë.

“Ne e kemi njohur, e kemi komshi, e kemi mbajtur me bukë. Ai rrinte thjesht, s’kishte probleme. Unë me gjithë nusen kërkoja. Vajtëm në polici. Kur erdhi policia te shtëpia ai më tha; “ëh e gjetët”. Ai ka çuar çunin në orën 11 për të marrë bukë. Dhe s’u kthye më çuni. E ka vrarë me kazëm apo lopatë. Ishte shumë i qetë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë. Hapëm kamerat. Shkuam te shtëpia e tij dhe pamë biçikletën. Pastaj e kapi policia më. Mua s’më lanë më aty. S’më mbante vendi. Ai thoshte ‘skam bërë gjë’. Pastaj e kontrolloi policia kur më gjeti çunin. Kur më erdhi çuni atje, kokën e kishte të çarë. Se di. Nusja shkoi atje. Kishte dhe dy gropa të tjera. se dimë. Ai tek bëri atë për fëmijën tim, nesër do bënte për fëmijë tjetër. Jo nuk kishte lidhje fare me Mateon ai.”, tha babai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: