TIRANE- Pas lajmit që qarkulloi në media se në Kanionet e Skraparit do të ndërtoheshin dy HEC-e vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se Kanionet e Osumit nuk do të preken.

Po ashtu, Rama shkruan se gjatë kohës që qeveriste PD-së ishte dhënë një leje, ndërsa shtoi se por pas hetimeve të Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi rezultoi se ishte një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara.

Mes të tjerave Rama njoftoi se personat që kërkuan lejen do të kallëzohen në prokurori dhe e gjithë procedura do të anulohet.

MESAZHI I RAMES
KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN – Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet?

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë?

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar?

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: