MIRDITË

Kabina e rojeve të firmës që po ndërton hidrocentralet në Kurbnesh dhe Zall Gjocaj të Mirditës është shkrmbuar nga flakët.

Dyshimet e para janë se kjo kabinë mund të jetë djegur qëllimisht nga banorë të zonës të cilët prej kohësh protestojnë kundër këtyre hidrocentraleve, madje duke u përplasur edhe fizikisht me to. Ose për shkak të ndonjë shkëndije elektrike kjo kabinë mund të jetë djegur qëllimisht.

Policia ndërkohë po heton duke mos pasur një pistë konkrete mbi të cilën të zbulojë nëse kabina e firmës është djegur qëllimisht apo aksidentalisht ndërkohë ngjarja ka ndodhur në datën, 3 ditë më parë më 31 dhjetor të 2019

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: