Vijojnë aplikimet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në vend.

Gjatë këtij muaji pranë “Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë” ka ardhur një tjetër kërkesë për ndërtimin e një HEC-i në Qarkun e Shkodrës.

Një shoqëri e njohur ka aplikuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e një hidrocentrali të quajtur “Emanueli”.

Kapciteti prodhues do të jetë deri në 2 MW dhe është parashikuar të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të lumit Fani i Madh dhe Bicaj, në Qarkun e Shkodrës, raporton “Scan”.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit të kaluar pranë MIE u paraqitën 4 kërkesa për ndërtimin e 6 hidrocentraleve në Qarkun e Lezhës, Shkodrës dhe Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: