BULQIZE-Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 20-vjecar, pasi qarkullonte ma armë zjarri pa leje. Në pranga ka përfunduar Ronaldo Abedini, banues në Bulqizë dhe i dënuar më parë për vjedhje. I riu udhëtonte me një mjet tip ‘Benz’ dhe sapo ka parë policinë ka hedhur në toke një çantë brenda te cilës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë TT dhe 31 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre  qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Bulqizës, ku  si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ronaldo Abedini, 20 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje).

Shërbimet e policisë gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip ‘Benz’, nga ana e shtetasit Ronaldo Abedini, është hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër.

Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet proceduriale do ti  kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”,  ‘’Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”,  të parashikuara nga nenet    278, 242   e 25  të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb