HIMARË

Policia e Vlorës dhe Himarës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi është kapur me drogë. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytetin e Himarës po qarkullonte një automjet i dyshimtë, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim bllokimin e këtij mjeti.

Në tentativë për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur “Livadh”, Himarë.

Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, 26-vjeçarit K. P., banues në Shkodër.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 13 kg cannabis sativa; një automjet “Ford Fiesta”; një sasi parash prej 2400 eurosh;

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: