TIRANE– Duket se ka lënë pas gjithçka, dhe tashmë i është përkushtuar vajzës dhe angazhimeve në punë.

Këngëtarja Eneda Tarifa i dha fund lidhjes pas 18 vitesh me partnerin Erion Zaloshnja. Pavarësisht momenteve të vështira, siç duket këtë kapitull të jetës Eneda e ka lënë pas.

eneda_tarifa_lidhja_ime_15_vje_1

Në një prononcim për emisionin “Jo vetëm modë”, këngëtarja u shpreh se ndihet e plotësuar, dhe se periudhën e vështirë e ka kaluar. “Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar shumë. Sigurisht që do të doja të isha 24 orë në funksion të vajzës sepse është një fëmijë shumë i zgjuar, më kupton në profesionin tim si një e rritur. Jam e bekuar”, tha Tarifa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: