69-vjeçari Reshat Grembi nga qyteti i Fierit, i cili qëndronte i shtruar prej disa ditësh në spitalin e Infektivit në Tiranë ka humbur jetën, ai ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të datës 11, pasi u vetëhodh nga kati i dytë i spitalit.

Nga plagët e marra në trup Reshat Grembi nuk mundi të mbijetonte, sipas mjekëve ata bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë, por nuk ja dolën. Stafi mjekësor pohon se ai ishte i infektuar me Covid 19. Gjendja e tij e rënduar dhe pakujdesia e përkujdesjes mjeksore e çuan atë në aktin e vetëflijimit, pohojnë familjarët.

Pas konsultës me mjekun e familjes ju dha mjekim me antibiotik dhe ju bë injeksion për uljen e temperaturës, por spitali i Fierit i rekomandoi të rikthehej në banesë dhe të merrte mjekimin që i nevojitej.

Gjendja e tij u përkeqësua përsëri, ai vazhdoi me temperaturë të lartë dhe u çua përsëri në spitalin e Fierit, nga ku aty ju bë një skaner dhe mjekët e nisin për në spitalin e Tiranës pasi kishte dalë me ngarkesë në mushkri, por që kurrë nuk na u konfirmua zyrtarisht nëpërmjet bërjes së tamponit se ishte i infektuar me Covid 19, siç shprehet vajza e të ndjerit.

Vajza pohon se i ati ishte mbajtur nëpër koridore të infektivit me orë të tëra dhe pa asnjë shërbim mjeksor. Por një akuzë tjetër e rëndë e familjarve është se ata pohojnë që spitali fshehu faktin që babai i tyre ndërroi jetë në vend pasi u hodh nga kati i dytë i spitalit, por u shprehën se po bejmë të pamundurën ta shpëtojmë, këto janë gënjeshtra thonë ata!

Si ishte gjendja e babait tuaj?
Vajza: E kishim në shtëpi 4 ditë me temperaturë, i shkoi 41, në spitalin e Fierit mori injeksione, i ra temperatura, por gjatë natës i rritet shpejt. Gjatë të dielës e çojmë tek urgjenca për gjilpëra, ndërsa në darkë i shkon oksigjeni 58, gjendja u rëndua. Deri nga ora 7 takojmë mjekët dhe na thotë se e ka 80% të mushkërikve të bllokuara mjekët e Fierit na drejtuan drejt Tiranës.

Ju treguat hapat që ndoqët në Fier, por jemi të paqartë a iu bë tamponit?
Vajza: Tamponi nuk i është bërë. Vetëm skaner i bëmë dhe skaneri doli që ka covid.

E keni kërkuar tamponin?
Vajza: Nuk e këkrkuam me thënë të drejtën se kur doli skaneri…

Temperatura e menjëhershme?
Vajza: Po, e menjëhershme i ra, të mërkurën gati dy javë më parë dha shenjat e para

Protokolli i ndjekur?
Vajza: Erdhëm menjëherë në urgjencë. Na bëri habi që sa i binte i ngrihej sërish.

Shkoi vetë në urgjencë, kush e shoqëroi?
Vajza: E shoqëroi nusja e vëllait. Pastaj u nisëm drejt Tiranës. Babain e lanë në korridor, bëmë dhe llafe

Shkuat me autoambulancën e Fierit?

Vajza: Po ishim të hënën në 1 të darkës tek Infektivi, qëndruam në autoambulancë. Unë skisha frikë se e kisha kaluar Covid ndaj e shoqëroja unë. Qëndruam deri në 8 e gjysmë të mëngjesin në autoambulancë. Pastaj ma marrin babin, e putha. E shoh babin pastaj e shtrinë atje në korridor, njëra nga ato më bërtet, më nxjerr jashtë. E marr në telefon nga dreka, më thotë po vdes nuk kam marrë asnjë lloj mjekimi, nuk e di si e kam mbajtur veten, nuk e di si po flas. Kur e marr në 6 të darkës e kishin futur në oksigjen. Unë e pashë që gjendja e tij ishte më e mirë, e përmirësuar. Kishte folur edhe me mamin i kishte thënë ‘hënga dhe supë zoti ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli’. Më merr doktoresha dhe më tha është pak më mirë, por është kritike. E marr të martën në 7 të mëngjesit, më tha nuk po marr dot frymë, po vdes.

Në 12 e cerek shoh titrat në televizor, inicialet ishin gabim por gjaku sikur e ndjeu…

Çfarë bëre?
Vajza: Më mori shefja dhe më tha bëhu e fortë se është hedhur nga kati i dytë babai jot. Më tha që ne po bëjmë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Nuk mora më informacione Në orën 5 shkoj vetë tek Infektivi. Pataj më mori brenda Najada Como dhe më tha po bëj të pamundrën…Babai kishte ndërruar jetë në moment spitali gënjeu

Ke prova për këtë?
Vajza: Jo nuk kam prova, por kur të mërkurën ka shkuar burri im tek morgu i thotë njeri atje që ky trup ka ardhur që dje.

Ju është dhënë një lloj shpjegimi për aktin e tij?
Vajza: Asnjë lloj informacioni nuk mora se si është hedhur. Përse i lënë të vetëm kur ka edhe pasoja të tilla kjo sëmundje. Duhet të vriten njerëz njëherë?!

Apeli që ke Esmeralda?
Vajza: Më ka ngelur një peng, e vërteta duhet të zbardhet. Bluzat e bardha na shpëtojnë jetën, nuk na e japin ata jetën. Duhet të tregohen më të përgjegjshëm me ne, të mos ndodhë më ajo që ndodhi me babin tim! Jam gati të ballafaqohem me Najada Comon për akuzat që kam.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb