Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka analizuar vendimin e Rusisë për pezullimin e furnizimit të tregut botëror me grurë, si po furnizohet vendi ynë dhe sa do ndikojë tek çmimet.

“Ndalim i eksporteve të grurit nga Rusia ishte një ndërhyrje nga ana e saj për të plotësuar dhe mbajtur stokun për nevoja të brendshme. Duke u nisur nga analizat e bëra në raste pandemie, baza e drithërave nuk duhet të ndalojë dhe duhet të mbështetet. Filloi rritja e çmimit të grurit dhe të misrit, ishte diçka e pritshme. Rasti i Rusisë nuk është gjykim politik, por do të ruajë prodhimin e stokut të brendshëm, edhe në Shqipëri u morën masat ku në prill të vitit 2019, u importuan 15 mijë ton grurë, ndërsa në vitin 2020, 42 mijë ton grurë. Pra jemi munduar të sigurojmë një bazë drithi për vendin. Ka një koordinim të importuesve të grurit dhe prodhuesve të miellit me faktorin politik shqiptar. Kemi importuar brenda 100 ditësh, 105 mijë ton grurë, aq sa marrim në 1 vit”-deklaroi Pilku.

Pilku deklaroi se nevojën e subvencionimit të drejtpërdrejtë në blegtori, pasi ndryshe ky sektor nuk mbijeton, ndërsa përsa i përket hedhjes së patateve në kanal, ai tha se fermerët duhet të jenë më të kujdesshëm në mbjellje.

“Në 145 milionë euro Maqedonia e Veriut, 85 milionë euro jep subvencione për bujqësinë, ndërsa 15 milionë euro për infrastrukturë. Kriteret e BE janë vendosur njësoj për vendet, ka kritere të forta, që janë njësoj edhe për Shqipërinë. Pa subvencionim të blegtorisë me pagesa të drejpërdrejta, ky sektor nuk mbijeton. Për hedhjen e prodhimeve në kanal, siç ishte rasti i patates, mendoj se fermerët duhet të jenë më të kujdeshëm në mbjellje, ku duhet të mbillet aq sa është e aksesueshme nga kërkesat e tregut. Nga ana tjetër shteti duhet të jetë më i kujdesshëm në lidhje me mbrojtjen e prodhimit të brendshëm. Kur kemi aq prodhim, nuk kemi pse të importojmë rreth 3.6 mln euro patate, kryesisht nga Egjipti”-tha Ilir Pilku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: