Hedhja në erë me një sasi të konsiderueshme tritoli e hotel “Bizanti” në Sarandë, ka shkaktuar dëme materiale të shumta në të gjithë zonën buzë detit.

Këtë restorant e ndante me hotel “Bizanti” vetëm një gardh druri. Dëmet materiale aty janë në çdo metër katrorë, raporton gazetarja Shpresa Dine.

Puna për të shpëtuar çfarë të mundeshin dhe të restauronin pjesën tjetër, nisi që ditën e shkatërrimit. Deri më tani administratori i këtij restoranti ka restauruar fasadat, ndërsa nga përllogaritjet e deritanishme nga  kostoja totale e rindërtimit do të shkoje në 30 mijë euro, siç shprehet biznesmeni Ilir Pepa.

Apeli i bizneseve u shkon autoriteteve, për kompensim të dëmit në mënyre që të kenë mundësinë të hapin subjektet e tyre për nisjen e sezonit turistik.

Bizneset në vijë të parë janë të parët që çelin sezonin turistik në datë 1 maj, por pas shpërthimit që shkundi Sarandën nuk ka një datë për hapjen e këtyre bareve dhe restoranteve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb