DURRËS

Dy persona të moshës 60 dhe 63- vjeçare janë prceduar penalisht në Durrës. Në Shkallnur një 60- vjeçar me inicialet I.H, hodhi inerte dhe shkaktoi ndotje të ajrit.

Kurse një tjetër 63- vjeçar në Durrës i kishte ‘pushtuar’ apo zaptuar tokën një personi tjetër.

 

NJOFTIM NGA POLICIA

Durrës

Strukturat e Policisë vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasin I. H., 60 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi u konstatua se kishte hedhur një sasi inertesh në tokën e shtetasit A. K., duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi i kishte pushtuar truallin shtetasit A. I.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb