IRAK – Teksa Europa është në alarm për shkak të kërcënimeve terroriste, militantë të Shtetit Islamik, ISIS, kanë publikuar disa fotografi, ku tregojnë ekzekutime në mënyra të ndryshme, si hedhje nga lartësitë, goditje me gurë deri në vdekje dhe kryqëzime. Dy persona i kanë hedhur nga tarraca e një pallati, dy të tjerë i kanë kryqëzuar para një grupi të madh njerëzish dhe një grua e kanë goditur me gurë deri në vdekje, pas akuzave për tradhti bashkëshortore. Dy djemtë i kanë hedhur nga tarraca pasi kanë zbuluar se janë homoseksualë dhe sipas militantëve të ISIS kjo nuk është në përputhje me ligjin islamik Sharia. Kjo nuk është hera e parë që ISIS e bën një gjë të tillë, pasi edhe në vitin 2014 ka hedhur një person tjetër nga çatia të akuzuar si homoseksual. Dy djem të tjerë i kanë kryqëzuar në Mosul të Irakut, pasi ISIS i ka quajtur banditë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: