Në tryezën e emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është diskutuar mbi një përhapje të mundshme të frymës së Vetëvendosjes në Shqipëri duke pasur sukses të madh zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Minxhozi përtej triumfit në Kosovë, thotë se kjo mbetet një ëndërr vere e Kurtit. Sipas tij projektet politike janë të lidhura me territorin, dhe as PS nuk mund të shkojë me listë në Prizren apo Syriza të vijë në Tiranë.

Për analistin edhe partia që është hapur në Tiranë e Vetëvendosjes do të jetë vetëm një mbeturinë e 25 prillit. Sa i përket marrëdhënieve të Kurtit në Shqipëri, Minxhozi thotë se Ramën e sheh si figurë dominonte dhe mes tyre ka një mospëlqim personal, kurse Bashën si të barabartë dhe më të menaxhueshëm.

”E shoh Vetëvendosjen shqiptare si një rudiment të një ëndrre vere të Albin Kurtit për të përhapur projektin politike. Janë me territor. S’mund të shkojë Merkel në Baavri. Të shkojë PS në Prizren apo Syriza në Tiranë.
Janë disa marina, ëndërr e një grandomanie të Kurtit. Tregon që është një mbeturine nëpër lista, nuk ka gjasë të futet mes partive të mëdha, që të hanë të gjallë në këto 30 vite, e jo më parti që eksportohen nga Rruga e Kombit. Jemi në proces të zbulimit, 50% i votave ësthë komiditet i në qeverisje por dhe përgjegjësi.
Në rastin e Shqipërisë, sjellja e Kurtit ishte idhnake, mospëlqim jo politik dhe partiak, kemi të bëjmë me mospëlqim personal mes dy personash.
Duhet të dish që Rama ka pasur një tjetër listë pikëtakimesh në Kosovë. Rama ishte i angazhuar në një drejtim krejt tjetër, me Thaçin për ndërtimin e një modeli të politikës së jashtme kosovare të bazuar një listë prioritetesh dhe me definimin. Rama ishte futur në një tjetër optikë. Rama e konsideronte deri tani Kurtin një outsider, një njeri që se çbën ca rengje aty.
Ramës i ra kjo listë personash të fuqishëm, u ndërrua elita. Duhen gjetur pikat e takimit mes të dyve, është e detyrueshme. Albin Kurti Ramën e sheh si figurë dominonte. Bashën e quan më të barabartë dhe më të menaxhueshëm.”- tha Minxhozi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb