Shpresa është të jetë thjesht një ftofje banale, por Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz kanë frikë se mund të jenë infektuar me koronavirusin. Të dy më grip, kanë zgjedhur vetizolimin për të qenë të sigurt dhe për të mbrojtur të dashurit e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Top modelja rrëfen frikën e saj në Instagram, duke postuar një video në të cilën puth bashkëshortin pas një xhami:’Sa shumë dua të të puth dhe të përqafoj, por është më e rëndësishme të bëjmë gjënë e duhur’.

Klum dhe Kaulitz u janë nënshtruar testeve për të verifikuar nëse janë të infektuar me Covid-19. Në pritje të rezultatave kanë zgjedhur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe duke lëshuar një apel , Heidi fton të gjithë fansat të ndjekin shembullin e saj: ’Janë kohë të çuditshme… por në këto momente kujto cfarë është vërtetë e rëndësishme-personat që do dhe siguria e tyre. Largohuni nga të tjerët është ajo që duhet të bëjmë tani për të qenë qytetarë të përgjegjshëm. Jemi të gjithë të përfshirë në këtë situatë dhe varet nga ne mbrojtja e të dashurve tanë dhe e komunitetit. Ju lutem dëgjoni autoritetet dhe qëndroni në shtëpi dhe nëse keni mundësi largohuni fizikisht nga personat e tjerë… veçanërisht nëse nuk jeni mirë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb