Heidi Klum nuk ka ecur në pistën e një kompanie tjetër të brendshmesh për më shumë se një dekadë, por sigurisht që nuk e ka humbur formën e saj dhe këtë e dëshmoi në fushatën e fundit të Intimissimi, duke pozuar përkrah vajzës së saj 18-vjeçare Leni Klum.

Heidi kishte veshur një set të zi dantelle me lule të bardha, ndërsa Leni një komplet të zi dhe një këmishë mëndafshi. Në një video të shpërndarë nga Heidi, Leni shihet e veshur me të njëjtin set në të bardhë teksa kërcejnë së bashku në studio. Intimissimi është një brand që ka të bëjë me elegancën natyrale të boudoir-it, kështu që dyshja nënë-bijë kishin grim të thjeshtë dhe flokët e gjatë të stiluar me valëzime të buta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)


Së bashku me @intimissimiofficial ne festojmë për gratë, dashurinë dhe mbështetjen mes një nëne dhe vajzës së saj. Të brendshmet e bukura, ju bëjnë të ndjeheni të bukura, të lumtura dhe të sigurta,” shkroi Heidi në mbishkrim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

Të dielën, ajo ndau një nga prapaskenat e xhiruar nga fushata, në të cilën ajo dhe Leni ulen në një tavolinë krah për krah duke ngrënë drekë me rrobat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb