Heidi Klum festoi të dielën e Pashkëve me “aromën” e Greqisë. Supermodelja ka ndjekur zakonet e vendit fqinj për ditën e parë të Pashkëve dhe ka ndarë foto dhe video me miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Nëpërmjet profilit të saj personal në Instagram, ylli gjerman ka postuar një video ku shihet duke thyer vezë të kuqe me një tjetër femër dhe në fakt duke fituar! Ajo gjithashtu ka postuar një tjetër klip, në të cilin nuk heziton të tregojë emocionet e saj pasi veza e saj ka thyer atë të dikujt tjetër.

Në klipet e modeles dëgjohet muzika tradicionale greke, në të cilën ka qenë “e pranishme” bukuroshja e njohur.

https://www.youtube.com/watch?v=8NlFPlhzGgw&t=5s

Në një nga fotot që ka publikuar, ajo vetë është kapur duke pozuar e buzëqeshur, nën flamurin grek.

https://www.youtube.com/watch?v=lVwGa4PRBZY&t=5s

Në të njëjtën kohë, në të gjitha videot dhe imazhet që ka ngarkuar, Klum ka pozuar pra një flamuri grek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: