Heidi Klum mbetet njëra nga modelet më të famshme dhe më të kërkuara në gjithë botën, pavarësisht moshës së saj. 41 vjeçarja gjermane, e cila është gjithashtu dizejnatore e shumë rrobave të cilat mbajnë inicialet e saj, së fundmi ka bërë edhe të brendshme meshkujsh që mbajnë këtë firmë. Sot është dita e Australisë dhe bukuroshja bionde ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar këtë ditë. Heidi në rrjetin e saj social Instagram, ka postuar një foto të nxehtë, në të cilën ajo shihet në mes disa meshkujsh gjysmë të zhveshur.
“Urime dita e Australisë. Mënyrë e mirë për të festuar me këta meshkuj që kanë veshur HKman”- ka shkruar modelja gjermane.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb