Heidi Klum është rikthyer në rrjetet sociale me foto të reja zbuluese. Mesditën e së mërkurës, modelja ka postuar tre foto me të brendshme të bardha, ku shfaqet në poza të ndryshme para kamerës.

Ajo është fotografuar në një divan, duke mbajtur pjesën e poshtme të të brendshmeve dhe e shtrirë në pjesën e pasme të divanit, duke luajtur me flokët e saj. Në mbishkrimin e postimit që ka bërë në Instagram ka shkruar italisht “mirëmëngjes”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo nuk është hera e parë që Heidi Klum bën një postim zbulues. Gjatë pushimeve të saj dimërore në Karaibe, ajo kishte pozuar topless. Megjithatë, ajo është kujdesur që të mbulojë gjoksin e saj të zhveshur me duar.

Shikoni videon

Një ditë më parë u publikua videoklipi i remiksit të këngës së vitit 1984 “Syze dielli gjatë natës”, në të cilin modelja 50-vjeçare shfaqet sërish topless. Klipi është xhiruar në një plazh dhe Klum në shumicën e xhirimeve nuk ka veshur gjë tjetër veç një pallto leshi, ku i dukej një pjesë e gjoksit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: