Pak para se të festonte 50 vjetorin, Heidi Klum vendosi të bënte një sërë paraqitjesh të guximshme, e fundit prej të cilave është bërë virale në internet.

Modelja 49-vjeçare mori pjesë të mërkurën në premierën e Festivalit të Filmit në Kanë me një fustan të verdhë që i tregonte gjoksin thuajse të zhveshur.

Njëzet e katër orë më vonë, gjermania u rikthye me një pamje të re zbuluese. Ajo pozon e veshur vetëm me pjesën e poshtme të rrobave të banjës dhe me shpinë nga kamera mban një trëndafil të bardhë.

Më herët ajo kishte postuar një klip nga dalja e saj e natës me Kim Petras dhe shoqërinë e tyre, në një klub.

Në videon që ka postuar në llogarinë personale në Instagram, Heidi Klum ka veshur një mini fustan ngjyrë floriri, i cili kishte një të çarë të madhe në shpinë, në lartësinë e të pasmeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Veçanërisht mbresëlënëse ishin të brendshmet që ajo zgjodhi. Në klipin e shkurtër, modelja kërcen me shpinë nga kamera përpara se të shikojë në objektiv dhe të dhurojë një buzëqeshje dinake teksa nxjerr gjuhën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: