Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heikjo Maas, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë pasojat që do të vijojnë pas tërheqjes nga traktati ndërkombëtar që synon eliminimin e një klase të armëve bërthamore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka arsyetuar vendimin për t’u tërhequr nga Traktati i Forcave Bërthamore (INF) duke thënë se Rusia nuk e kishte respektuar marrëveshjen e arritur në vitin 1987, shkruan Reuters.

“Traktati … ka qenë për 30 vite një shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane. Ne shpesh i kemi kërkuar Rusisë që t’i adresojë akuzat serioze për shkelje të marrëveshjes. Ne tani u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që ta marrin në konsideratë pasojat e mundshme”, ka deklaruar Maas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb