“Hej Mik” kështu do të titullohet sot emisioni “Na ishte njëherë muzika” në News24, i cili do t’i kushtohet tërësisht kantautorit Kujtim Prodani, i cili pak ditë më parë ndërroi jetë nga Covid 19, në moshën 57-vjecare.

Miku i tij, kantautori i njohur Gjergj Leka, autor i programit “Na ishte njëherë muzika” i prekur thellësisht nga kjo humbje, ka menduar t’ia kushtojë të gjitha minutat televizive Kujtim Prodanit, jetës dhe muzikës së tij të veçantë nen titullin “Hej mik…!”.

“I dashur Kujtim…Kishim lënë një bisedë në programin tim…Mendova ta zhvillojmë këtë të shtunë gjatë rrugës tende në parajsë”, -kështu shkruan Gjergj Leka në rrjetet sociale teksa njofton përmbajtjen e programit të sotëm “In memoriam” në orën 22:00 News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb