Ajo e ka praktikuar largimin nga rrjetet sociale sipas mënyrës së saj. Me sensualitetin dhe sex appel Helena Christensen ka zgjedhur të largohet nga qyteti për tu strehuar në këtë kohë koronavirusi në mes të pyjeve, së bashku me djalin dhe një mikeshen e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Format e saj prej ish top modeleje, në moshën 51 vjeçare i lënë të gjithë pa frymë duke i bërë ndjekësit e saj në të njëjtën kohë të shijojnë edhe panoramën perfekte. Në orët e fundit të ikjes së saj në mal, Christensen ka publikuar foto nga vendi ku ndodhet rrethuar me dëborë, ndërsa më parë ajo kishte dhuruar foto të saj teksa varej në pemë e fshehur në pyll, ose e zhytur në një lumë të ftohtë në kuotë të lartë.

Helena ka lënë New York-un së bashku me djalin e saj Mingus, 20 vjeç dhe mikeshën Camilla Staerk. Së bashku me të Staerk është protagoniste e videove dhe fotove në mes të natyrës. Ato zhyten në ujë, fotografohen dhe bëjnë foto karantine. Përreth tyre nuk ka asnjë vetëm natyra e pandotur.

Christensen, ka lindur në Copenhagen dhe ka fituar konkursin Miss Danimarka në 1986 dhe ka përfaqësuar vendin e saj në Miss Univers. Christensen ka qenë protagoniste në sfilatat e viteve nëntëdhjetë së bashku me Carla Brunin,Claudia Schiffer, Cindy Craëford dhe Naomi Campbell. 20 vjet më parë ajo u tërhoq, për tu kthyer sërish në javën e modës në Paris.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb