Një emigrante e re nga Shkodra përcjell një mesazh për të gjithë rininë shkodrane e mbarë shqiptare, teksa iu thotë të ngrenë zërin për të ardhmen e tyre.

Gjatë një takimi të zhvilluar nga drejtuesi politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, një vajzë e re ka lexuar mesazhin që i ka dërguar emigrantja, e cila nënvizon mallin që ka për vendin e saj, ndonëse atje ku ndodhet nuk i mungon asgjë.

“Përshëndetje tanve aty! Nëse do të isha n’Shkodër, ndoshta nuk do të visha në takimin e sotëm. Po fiks prej kësaj mendësie, jam sot me familjen në emigrim. Larg Shkodrës teme. A m’besoni sa jua kam zili?! E për kë? Për vendin tem. Jam larg Shkodrës teme, për faje të tjera kujt, ndoshta edhe për fajin tem. Se kurrë nuk i dhashë politikës zanin tem. Këtu ku jam kam çdo gja, po s’kam Shqipninë, s’kam Shkodrën teme, s’kam gjuhën teme. Po s’kam të afërmit e mi. Nuk ju kam ju. S’kam rini. Prandaj, ka ardh koha që politika të na ndijnë zanin, dhe të na e ndijnë fort. Ndryshimin le ta sjellim ne”, thotë ajo në mesazhin e saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb