Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka falenderuar Çekinë dhe Holandën për dy helikopterët e dhuruar për të luftuar zjarret në Shqipëri.

Xhaçka thotë se miqtë europianë po i gjenden pranë vendit tonë në orët e nevojës.

Ajo shton se vetëm të bashkuar mund të fitohet kjo betejë.

 

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Falenderojmë miqtë tanë evropianë që na ndihmuan në orën tonë të nevojës. Ne i jemi mirënjohës ekuipazheve çekë dhe holandezë që do të na ndihmojnë të luftojmë zjarret e pyjeve që janë ndezur në vendin tonë. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb