FIER- Pak minuta pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, një helikopter ka marrë të plagosurit dhe i ka transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Helikopeterit të Ministrisë së Shëndetësisë i është dashur të ulet në stadiumin e Fierit “Loni Papuçiu” për të ulur të plagosurin, i cili është marrë më pas nga një ambulancë.

Ndërkohë në stadium po luhej ndeshja miqësore Apolonia-Flamurtari, e cila është ndërprerë. “BalkanWeb” sjell pamje nga ky moment.

Në aksidentin e ndodhur sot në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Selishtë, mbetën të plagosur dy të rinj që po ktheheshin nga Greqia. Më rëndë paraqitet gjendja e 31-vjeçarit S.Muçaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb