Një helikopter shpëtimi ka hasur me një tel elektik gjatë një misioni të rrezikshëm shpëtimi në Martinik, e pas kësaj dy njerëz kanë rënë në det.

Në videon e publikuar në internet shihet anëtari i misionit të shpëtimit varur në një litar, bashkë me personin të cilin po shpëtonin, kur mjeti papritmas has në telat me tension të lartë, duke shkaktuar shkëndia.

Të dy personat pastaj kanë rënë në ujë. Falë rastësisë, në këtë aksident askush nuk është lënduar seriozisht.

Telat më pas kanë rënë në rrugë, duke shkaktuar kaos për disa orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb