Një helikopter polak ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, sipas Minskut zyrtar.
Mjeti fluturues kaloi kufirin në orën 15:20 me orën lokale dhe përsëri një orë më vonë, tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.
Gjatë kalimit të parë, helikopteri “fluturoi në një distancë deri në 1.5 kilometra” dhe në të dytën, helikopteri “ka shkelur në mënyrë të përsëritur kufirin bjellorus , duke shkuar 300 metra tej tij”, tha ministria.
Bjellorusia, aleati më i afërt i Rusisë, tha se në përgjigje të këtij incidenti ka mobilizuar avionët ushtarakë.