RUSI- Një helikopter ushtarak rus Mi-28N është rrëzuar gjatë lojërave aerobatike në qytetin Rjazan gjatë Olimpiadës së parë ushtarake në Rusi.

Ministria e Mbrojtjes ruse njofton se njëri nga pilotët humbi jetë, ndërsa tjetri ia doli të shpëtonte me katapultim.

Helikopteri u rrëzua në mal në një zonë pyjore, dhe u përfshi menjëherë nga flakët.

“Së bashku me ekuipazhin luftuam për të shpëtuar kolegun tonë, por ishte e pamundur”, tha piloti që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit.

Pas rrëzimit të helikopterit ushtarak, komandanti i forcave ajrore pezulloi fluturimet e këtij lloji, deri në sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: