Me shumë sukses dhe pjesëmarrje kumulative mbi 93%, u zhvillua të mërkurën, më 16 nëntor 2022, në sallën e hotelit Rogner në Tiranë, Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme-Zgjedhore e Shoqatës së Bizneseve Greke ne Shqipëri, me qëllim rishikimin e Statutit dhe zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues.

Anëtarë të Unionit janë kompanitë më të mëdha greke (GEK-TERNA, PPC, TITAN, OMILOS VIOHALCO, ALUMILL, VODAFONE, AKTOR, INTRACOM dhe shumë kompani më të vogla greke apo greko-shqiptare).

Asambleja e Përgjithshme pas votimit zgjodhi anëtarë të Këshillit Drejtues:

 Tafani Denald-George, PPC Albania – President
 Katsouris Ilias , DSA Digital Systems – Zv. President
 Kosenas Alexandros, Neptun – Sekretar I Përgjithshem
 Batsakis Georgios, Alumil Albania – Arkëtar
 Tsikandylakis Georgios, Sideral – Anëtar
 Papadopoulos Nikos, Love Radio – Anëtar

Si anëtarë zëvendësues:
 Βracci Mario, Titan Antea Cement
 Roumis Panagiotis, R-Con

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri është e vetmja organizatë që prej 20 vitesh përfaqëson dhe mbështet interesat e biznesit grek në vend dhe lufton për të parandaluar rënien e investimeve te kompanive greke që është vërejtur në Shqipëri që nga kriza e borxhit dhe më pas.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb