Aktori spanjoll i filmave për të rritur Nacho Vidal është arrestuar nga policia për vdekjen e një burri gjatë një rituali mistik me helm bretkose.

Vidal dhe dy individë të tjerë u arrestuan në fillim të muajit si të dyshuar për vrasje nga pakujdesia, pas një hetimi disa-mujor nga Guardia Civil, tha avokati i tij David Salvador.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Emrat e dy të arrestuarve të tjerë bashkë me Vidal nuk janë bërë publikë.

Salvador tha për mediat se vdekja ishte një “aksident tragjik” dhe jo faji i klientit të tij.

Avokati tha se personi i vdekur e kishte provuar më parë helmin e bretkosës dhe dëshironte ta provonte përsëri.

Autoritetet spanjolle të Guardia Civil thanë se ngjarja ndodhi gjatë “ritualit mistik ku përfshihej thithja e avullit të helmit të bretkosës Bufo alvarius.”
E njohur gjithashtu si bretkosa e lumit Colorado ose e Shkretëtirës së Sonora, helmi i këtij amfibi njihet si 5-MeO-DMT, dhe ka efekte haluçinogjene që krijojnë varësi.

Këto bretkosa arrijnë deri në 18 centimetra gjatësi dhe janë nga më të mëdhatë në Amerikën Veriore.

Specia gjendet në zonat qendrore të Arizona dhe në rajonin meksikan të Sinaloa.

Guardia Civil tha se të arrestuarit e kryenin rregullisht ritualin për efekte terapeutike dhe mjekësore, por praktika ka rreziqe serioze për shëndetin që maskohen nga rituali në dukje i lashtë.

Ata dolën para gjykatës së lartë të Valencia dhe u liruan me kusht për kohën e vijimit të hetimeve.

Vidal, ka luajtur në të paktën 10,000 skena pornografike në një karrierë prej 26 vjetësh, sipas profilit të tij në internet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb