Një fluks i madh qytetarësh prej dy ditësh i drejtohet spitalit të Krujës, me shqetësime të ndryshme. “BalkanWeb” mëson se qytetarët kanë kryesisht diarre, të vjella, dhimbje barku, temperaturë.

Të sëmurët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit, të cilët prej më shumë se 24 orësh i drejtohen spitalit për mjekim.

Duhet theksuar se qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit, i cili në Krujë konsumohet masivisht.

Sipas mjekëve, kemi të bëjmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet për t’u verifikuar.

Nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat vonojnë afro dy ditë.

Ndërkohë, nga ana e bashkisë dhe institucioneve të tjera nuk ka asnjë qëndrim apo lajmërim në lidhje me këtë situatë mjaft alarmante. Asnjë njoftim nuk ka që t’i paralajmeroje qytetaret qe te konsumojne ujin e rubinetit.

Asnje nga perfaqesuesit e institucioneve nuk prononcohet per kete situate, por nga ana e shendetit publik na u tha qe jane ne pritje te analizave te cilat do hedhin drite mbi shkakun e kësaj situate alarmante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb