NGA: Enver Doçi
BULQIZE-
Mësimi do vijojë të jetë i pezulluar edhe për 3 ditë në shkollën e mesme “Rifat Manjani” në fshatin Shupenzë në Bulqizë ku 60 nxënës u asfiksuan të premten. Procesi mësimor nuk ka nisur këtë të hënë ashtu siç u parashikua pasi Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur që të testojë sërish kaldajat e shkollës.

Kryebashkiaku i Bulqizës deklaroi se gjithçka iu kthye normalitetit, por për të evituar çdo lloj rreziku për nxënësit dhe mësuesit ISHP ka vendosur që të testojë sërish kaldajat dhe ta pezullojë mësimin. Tashmë dalja e oxhakut ka pësuar ndryshime pasi është nxjerrë në ana e pasme te shkollës sipas parametrave te duhur.

60 nxënës u asfiksuan nga tymi që shkaktoi kaldaja pasi po testohej për t’u përdorur për ngrohje. Shkak për asfiksimin ka qenë oxhaku i mbyllur duke bërë që tymi të përhapet në ambientet e shkollës. Pas marrjes së ndihmës shëndetësore fëmijët janë larguar në banesat e tyre në gjendje të mirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb