ELBASAN-Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku 39 persona u helmuar në një lokal dasmash pas ushqimit që kishin konsumuar, ka ndërhyrë AKU. Pas konstatimit të rastit, inspektorët e AKU i janë drejtuar lokalit ku fundjavën e kaluar u zhvilluan tre dasma, dhe nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se ambientet nuk përmbushnin kushtet higjieno-sanitare.

Sakaq, AKU vendosi mbylljen e restorantit, deri në daljen e analizave për dasmorët e tre dasmave, të cilët përfunduan në spital me dhimbje të forta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rasti konfirmohet edhe nga spitali i Elbasanit, ku mësohet se mes pacientëve të helmuar janë edhe 2 fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb