Ish-zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj ka reaguar në lidhje me dy lajme që prekin fëmijët, ai i helmimit të nxënësve në Postribë të Shkodrës dhe i dyti, ai se shumë fëmijë në vend ngacmohen seksualisht online.

Malaj shprehet se të dyja lajmet janë të rënda dhe tregojnë gjendjen në të cilën janë të miturit në vend. Ajo thekson se sot fëmijët janë të rrezikuar, ndërsa në të ardhmen edhe familjet e shoqëria jonë do të jenë në rrezik.

Postimi i Nora Malaj:

Femijet në rrezik!

Me dy lajme te renda sot po përballen familja, shkolla dhe shoqeria shqiptare.Shteti e mekanizmat e tij tashmë janë vene perpara situatës Sos!

Lajmi i parë tronditës, shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës ‘Adem Haxhia’ në Postribë të Shkodrës , të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit me simptomat e të vjellave, marrje mendsh. Situata ende nuk është e qartë nga se janë helmuar nxenesit, nga ushqimi, uji , apo ??!!!

Kjo tregon se jemi larg premtimit të garancisë dhe sigurisë se jetës për fëmijët dhe të rinjve. Uroj që situata të mos acarohet e fëmijtē tē dalin sa më shpejt nga gjendja toksike dhe e veshtirë!

Lajmi i dytë që trondit , në Shqipëri sipas një raporti të UNICEF dhene nga mediat vizive është se 1 në 10 fëmijë janë ngacmuar seksualisht online. “Edhe në vendin tonë qarkullojnë imazhe të abuzimit seksual me fëmijët. Në vitin 2018 një organizatë italiane publikoi se domeni “.al” është i treti në Europë për nga përmbajtja e imazheve, apo videove me abuzim seksual të fëmijëve, pra i treti në Europë dhe i 8 në botë. Pra ka edhe në internetin shqiptar me përmbajtje të tilla që qarkullojnë, ku dikush i ka shantazhuar për të dërguar një foto intime të fëmijëve”, do të na thotë perfaqësuesja e Unicefit .

Domeni shqiptar i treti në Europë dhe i 8 në botë!!!! Tmerr!!!

Te dyja keto lajme janë aq tronditëse , se tashmë tregojnë që jeta e fëmijëve tanë është në rrezik!

Asnjë mekanizëm mbrojtës! Kemi marreveshje për internet të sigurtë po asgje nuk funksionin ne realitet. Ne letra kemi qe ne 2016 marreveshje te tre institucioneve ( ministrive të linjës ) po raliteti është i frikshem!

Femijet duket qe jane ne mëshirë te fatit dhe te pasigurtë!

Asgje per sigurinë ushqimore! Asnjë garanci për sigurinë shkollë !

1 ne 10 fëmijë është pre e bulizmit ?!!!

Dhe tanshmë dhe pre e seksizmit nëpermjet internetit!

Ku janë institucionet shteterore??!!!

Kur dhe ku do të behem bashkë për të trajtuar seriozisht dhe per t’u marre me garancine e jetes se femijeve??!!

Ku jane miqte e femijeve , pjese e Parlametit Shqiptarë ??!! A nuk po kuptojnë që nuk ka neser , pasi sot duhen marr masat se femijet shqiptarë jane te trezikuar???

Ku janë institucionet e Avokatit të Popullit

, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhenave te Individit dhe të gjithë organizmave kombetare e nderkombetarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri??!!

Te nderuar prindër,

sot misioni juaj është berë mëse i domosdoshëm për të mbrojtur dhe ruajtur fëmijet tuaj , përballe kesaj apatie dhe situate të pasigurtë që ndodhet shteti sot!

Kujdes , nese ne nuk do të ruajmë sot fëmijët tanë , nesęr do të jetë shumë vonë.

Ju bëj thirrje inatitucioneve që veprojnë në Shqipëri se tashmë nuk ka më kohë për indiferencë , po të gjithë së bashku te punojmë për sigurinë dhe garancine e femijeve tanë, pasi nderi i Kombit fillon te femijtë dhe përfundon te të moshuarit!

Sot fëmijet janë në rrezik , nese e gjithë shoqeria , familja dhe shtetit nuk do behen bashke per te luftuar kete te keqe te madhe!

Kushdo që është indiferent sot, nuk i do të ardhmen e sigurte femijeve neser. Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.Mos harroni: “Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!”

Sot së bashku të veprojmë që nesër indiferenca dhe mos kujdesi të mos vrasë fëmijët tanë!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb